Goditet një aktivitet në fushën e lojërave të fatit, dy të proceduar në Burrel

Aktualitet

Goditet një aktivitet në fushën e lojërave të fatit, dy

Goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit në Burrel.

Burime zyrtare bënë me dije se jane sekuestruar 7 pajisje elektronike, ndërsa është proceduar penalisht pronari i lokalit, shtetasi me inicialet U. P. Këto pajisje u gjetën në qytetin e Burrelit, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion