Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Aktualitet

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis, zbardhet dëshmia e

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. 

Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi u shpall në kërkim dhe gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me magazinat e drogës në Peqin.

Hasa i tha policisë se shtëpia dhe magazinat janë në pronësi të vëllait të tij i cili u shpall në kërkim.

Nga një aksion i një dite më parë kryer në bashkëpunim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan u bë i mundur identifikimin i një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në një banesë në Peqin.

Gjatë operacionit policor të koduar “Kurtaj” policia sekuestroi 4 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, llampa, neonë e pajisje të tjera elektrike.

Në vijim të veprimeve hetimore policia shpalli në kërkim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës edhe përgjegjësin e OSHEE për zonën e Peqinit.

Menjëherë pas marrjes së informacioneve drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të burgut të Rrogozhinës deri në përfundimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion