Aksident apo vrasje? Treni përplas për vdekje shqiptarin në Itali, policia ...

Aktualitet

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme stacionin hekurudhor të Ankonës, Itali.

53 vjeçari shqiptar është përplasur dhe ka ndërruar jetë nga një tren Frecciarossa. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:14, në binarin numër 1, përballë hyrjes kryesore të stacionit. Treni, i nisur nga Pescara në orën 6:00 dhe me destinacion Milano Centrale në orën 11:10, përplasi viktimën në momentin e kalimit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë njësitë e emergjencës të cilët siguruan zonën dhe nisën hetimet e para. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, për shqiptarin nuk pati shpëtim dhe vdekja u konstatua menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes, duke hetuar nëse ishte një aksident tragjik ose një akt i qëllimshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion