Iu gjet në makinë dorezë metalike, arrestohet i riu në Tiranë
Lajmifundit
/
19 July 2021, 08:43
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi iu gjet në makinën që po parkullonte, një dorezë metalike.
“Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike”, njofton policia.


