Në kërkim për vjedhje, arrestohet 31-vjeçarja në Tiranë (Emri)
Lajmifundit
/
19 July 2021, 08:39
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçare, e cila akuzohet për vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim. Sipas njoftimit të policisë, e reja, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.


