U arrestua në Palasë me bosin e Cincos, Italia masë sigurie për Artur Hoxhosmanin! Trafikuan 6 tonë kokainë me...

Aktualitet

U arrestua në Palasë me bosin e Cincos, Italia masë sigurie

Zbardhen detaje të reja nga operacioni në Itali që çoi në goditjen e një grupi që trafikoi 27 mln euro kokainë nga Amerika e Jugut në Itali. Autoritetet italiane kanë lëshuar edhe 6 masa sigurie për shqiptarë, mes tyre edhe Artur Hoxhosmani.

Ai është një emër jo pak i njohur për autoritetet e vendit tonë. Ai rezulton i arrestuar me urdhër të SPAK pas goditjes së grupit të Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cincos, Ermir Ndreaj.

Operacioni i SPAK që çoi në pranga Artur Hoxhosmanin u organizua në korrik të këtij viti, pas zbërthimit të aplikacionit SkyECC. Ky grup dyshohet se ka trafikuar 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.

Ai u arrestua në Palasë, ku ishin bashkë me bosin e Cincos, Ndreaj dhe vëllain e tij Klevis Hoxhosmani duke shijuar rrezet e diellit në një skaf. Ndërkohë, për këtë operacion Dervishajt dhe Alibejt iu komunikua masa e arrestit në qeli, pasi janë në burg edhe për dosjen e Plumbit të Artë.

Tashmë për shqiptarin Artur Hoxhosmani ka lëshuar masë sigurie edhe Italia. Emri i tij është përmendur edhe në trafikun e drogës në Angli. Mediat britanike i kanë kushtuar disa herë artikull dy vëllezërve biznesmenë Hoxhosmani.

Ata shkuan si emigrantë në Angli por u përfshinë në trafikun e drogës. Klevis Hoxhosmanin, vëllanë e Arturit, vendasit e quanin “Ali Baba” sepse bashkëpunëtorët e tij dukeshin të ishin 40 hajdutë.

Itali, grupi trafikoi 27 mln euro kokainë me mafien 'Ndragheta', emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar

U arrestua në Palasë me bosin e Cincos, Italia masë sigurie

Jane bere publike emrat e 6 shqiptarëve që u arrestuan gjatë operacionit të gjerë të Guardia di Finanza të Milanos.

Policia italiae tha se në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. 

Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e kriminelëve shqiptarë, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës.

Midis tyre është një shtetas kinez , i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësoi pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien".

Hetimet, të bazuara në analizën e komunikimeve në SkyEcc, kanë zbuluar një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, të importuar nga Amerika e Jugut dhe të destinuar për tregun në Lombardi. 

Rrjeti vepronte ndërkombëtarisht, me degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil , duke përdorur mesazhe të koduara dhe kontakt të drejtpërdrejtë me ndërmjetës shqiptarë dhe furnizues të Amerikës së Jugut. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë mbi 27 milionë euro.

ME TE LEXUARAT