Ndodh dhe kjo! Hëngri një copë djathi në supermarketin ku punonte, punonjësja e pëson rëndë

Bota

Ndodh dhe kjo! Hëngri një copë djathi në supermarketin ku

Gjykata Supreme e Katalonjës ka vendosur në favor të shkarkimit disiplinor të një punonjëseje të një zinxhiri të madh supermarketesh, e cila u filmua duke ngrënë një copë djathë gjatë orarit të punës në departamentin e ushqimeve të gatshme.

Ngjarja ndodhi më 5 qershor 2023, kur punonjësja, ndërsa po përgatiste një porosi për një kliente, peshoi një fetë djathi dhe më pas mori një copë nga një enë tjetër, e konsumoi dhe preu një pjesë shtesë nga feta që duhej dorëzuar. E gjithë situata u regjistrua nga kamerat e sigurisë, të cilat – sipas vendimit – ishin të dukshme dhe të njohura për stafin.

Në shkallën e parë, Gjykata e Punës në Terrassa e konsideroi shkarkimin të padrejtë, duke urdhëruar rikthimin e punonjëses ose kompensimin prej 875.33 eurosh. Por kompania apeloi vendimin, duke argumentuar se veprimi përbënte shkelje serioze të rregullave të brendshme.

TSJ Katalonja e rrëzoi vendimin e mëparshëm, duke e cilësuar incidentin si arsye të mjaftueshme për masë disiplinore dhe duke konfirmuar ligjshmërinë e shkarkimit nga puna.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion