“Ishte vëllai im prej një jete”, Artan Shkreli fjalim prekës në ceremoninë mortore në nder të Artan Lames

Aktualitet

“Ishte vëllai im prej një jete”, Artan Shkreli fjalim

Artan Shkreli, një nga miqtë e publicistit dhe aktivistit të njohur Artan Lame, mbajti fjalim në ceremoninë e lamtumirës.

Ai e përshkroi Artan Lamen unik, student kurioz të inxhinierisë, bashkëshort të përkushtuar dhe baba të dhembshur.

“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembshur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm.

Artan Lame ishte i shumëanshëm. Ai ishte vëlla im prej një jete. Ishte një mik i shquar, kemi folur për historinë, për Shqipërinë. Ishte i ndershëm deri në fund dhe fisnik në heshtje. E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, ai dha më tepër nga se mori”, tha Shkreli.

 

 

ME TE LEXUARAT