Intensifikohen hetimet për krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH "zbarkojnë" sërish në Elbasan

Aktualitet

Intensifikohen hetimet për krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) vijojnë punën intensive me hetimet për krimet zgjedhore në Qarkun e Elbasanit, që konsiderohet si një ndër zonat më të ndjeshme dhe problematike gjatë proceseve elektorale të fundit.

Mësohet se një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. Kreshnik Ajazi, në lidhje me shqyrtimin dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.

Ndërkohë, sa i përket hetimeve, bëhet me dije se po se po përqendrohen si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit, për të mbledhur prova, dëshmi apo materiale që dokumentojnë raste shit-blerje vote apo kërcënim ndaj votuesvee, etj. 

SPAK ka paralajmëruar se do të ndiqet penalisht çdo individ apo grup që ka tentuar të cenojë votën apo procesin demokratik të zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT