Ishte personi i fundit që u shoqërua me Ervis Martinaj, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit, Jeton Lami

Aktualitet

Ishte personi i fundit që u shoqërua me Ervis Martinaj, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jeton Lamit, ish-efektivit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i Ervis Martinajt. Gjykata ka lënë kështu në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre.

Lami u arrestua pasi u filmua duke shoqëruar Martinajn, i cili në gusht të vitit 2022 u shpall i zhdukur teksa ishte person në kërkim ndërkombëtar. Ish-agjenti i forcave operacionale u arrestua më 24 gusht 2022, pasi sipas policisë afërsia e tij me të shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion