EMRI/ Po shkonte në Lurë për të fikur zjarrin, kush është i riu zjarrfikës që ra në humnerë dhe humbi jetën

Aktualitet

EMRI/ Po shkonte në Lurë për të fikur zjarrin, kush

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43 vjecari në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi Bledar Spahiu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, duke u përmbysur.

Përplasja e automjetit ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit. Fillimisht ai është transportuar në spitalin rajonal të Dibrës, por më pas është vendosur të dërgohej me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Por plagët e shumta në trup kanë bërë që Bledar Spahiu të humbasë jetën në helikopter.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonjës i repartit zjarrfikës në Dibër. Në kohën kur është aksidentuar, 43-vjeçari ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve të zjarrfikseve për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Lurës.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka mbwrritur policia rrugore, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë mbi normat e lejuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion