Habit Altin Goxhaj: Duan të na zëvendësojnë me popuj të tjerë, agjendë kundër Shqipërisë

Politikë
Habit Altin Goxhaj: Duan të na zëvendësojnë me popuj të

Avokati Altin Goxhaj ka bërë jë dekaratë të fortë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku ka deklaruar se ka një agjendë për shpopullimin e Shqipërisë.

Ai theksoi se prej vitesh po punohet që të largohen shqiptarët nga Shqipëria dhe vendi ynë të popullohet nga popuj të tjerë.

Sipas tij ky plan i “Djallit” ka gjetur edhe bashkëpuntorë në vendin tonë.

Pjesë nga biseda:

Goxhaj: Unë besoj se gjithçka që na ka ndodhur, nuk është një koinçidencë, nuk është sjellje hajdutësh, xhepistësh që duan të vjedhin këtë popull. Unë jam i bindur dhe i referohemi studimeve se ne jemi viktimë të një agjende të një pushtimi për të na përzënë, për të na marrë tokën dhe për të sjellë popuj të tjerë.

Borakaj: Po pse u zgjodh Shqipëria?

Goxhaj: Duke iu referuar Faik Konicës te “Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, që është një kryevepër, Shqipëria është një “Kopësht Edeni” në Europë, është dhuratë e perëndisë, është unik. Po ta kapësh vendin tonë, ky është një vend që ka një klimë mbi tokë nën tokë, ujë lumenjsh, lloji i vijës bregdetare, lloji i bimësisë, struktura organike, ke banane në Sarandë dhe gështenjë në Tropojë, është një “Parajsë” e vogël, po ta shohësh dhe Kosovën duket sikur Zoti e ka bërë për qefin e tij. Na kanë mashtruar sikur na kanë mallkuar, por ne nuk jemi njerëz të mallkuar.

Lufta ma e madhe e historisë së njerëzimit është ajo e Djallit i cili ju mbush mendjen njeërzve se ai nuk ekziton. Edhe sot këta që unë i quaj “zogjtë e Qyqes Soros”, kanë një agjendë të na mbushin mendjen se kjo agjendë nuk ekziston. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion