Ishte në kërkim nga Policia, arrestohet inspektori i IMT-së në Sarandë, akuza që rëndon ndaj tij

Aktualitet

Ishte në kërkim nga Policia, arrestohet inspektori i IMT-së

Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion