Ishte në banesë me bashkëshorten kur ndodhi shpërthimi, zbardhet DËSHMIA e Xhelal Mziut

Aktualitet
Ishte në banesë me bashkëshorten kur ndodhi shpërthimi,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Në dëshminë e dhënë për policinë Mziu ka deklaruar se nuk dyshon tek asnjë person. Deputeti është shprehur se në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm ai dhe bashkëshortja e tij.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po analizohen të gjitha pistat, ku deri tani nuk ka persona të ndaluar.

Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion