"Ishte i dehur, më grisi rrobat..."/ Zbardhet DËSHMIA e pastrueses që i shpëtoi përdhunimit nga shqiptari

Aktualitet

"Ishte i dehur, më grisi rrobat..."/ Zbardhet DËSHMIA e
53-vjeçarja greke me profesion pastruese ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që u raportua një ditë më parë në Greqi ku një burrë me origjinë shqiptare tentoi ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Petralonë, ku 53-vjeçarja kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e shqiptarit por ky i fundit ka tentuar të abuzojë me të. Sipas dëshmisë së gruas, shqiptari ishte i dehur. Ajo tregon se ai e ka dhunuar i ka grisur rrobat dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pork jo e fundit fatmirësisht ka shpëtuar.


“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçarja për Star.gr. “E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, shtoi ajo.

Më pas në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion