Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëhet ministër i Financave në Norvegji

Aktualitet

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëhet ministër i Financave

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është bërë ministri i ri i Financave të Norvegjisë, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Ai merr këtë post në një kohë kur vendi i tij po përballet me ndikimin e një lufte të mu


ndshme tregtare transatlantike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Emërimi i Stoltenberg, i cili është shumë popullor dhe i respektuar, mund t’i japë qeverisë laburiste një shtysë në sondazhet përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Stoltenberg, një politikan veteran i Partisë Laburiste, ka qenë kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013

Ai ka qenë në krye të aleancës ushtarake perëndimore për një dekadë dhe u largua nga posti vitin e kaluar.

Emërimi i tij sjell një negociator dhe diplomat me përvojë në kabinetin norvegjez në një kohë të tensioneve të tregtisë globale.



ME TE LEXUARAT