Ish-futbollisti 3 orë në SPAK/ Igli Tare i dyshuar për fshehjen e pasurisë së Belinda Ballukut

Aktualitet

Ish-futbollisti 3 orë në SPAK/ Igli Tare i dyshuar për fshehjen e
Igli Tare është paraqitur sërish në SPAK, ku ka qëndruar për rreth tre orë, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Ish-futbollisti po hetohet për pastrim parash, për shkak të një vile në Dhërmi që, sipas SPAK, është regjistruar në mënyrë fiktive në emrin e tij për të fshehur pronarin e vërtetë.

Bëhet fjalë për një vilë 103 metra katrorë në rezidencën “White Rocks”, në bregdetin e Jonit, e cila tashmë është vendosur nën sekuestro me urdhër të SPAK.

Dyshimi i prokurorëve është se pasuria i përkiste në të vërtetë Ballukut dhe se ajo ishte përfituar si ryshfet në këmbim të dy tenderëve me vlerë mbi 1 milion euro, të zhvilluar në periudhën kur ajo drejtonte “Albcontrol”.

Sipas SPAK, tenderët për rikonstruksionin e godinës së “Albcontrol” iu dhanë në shkelje të ligjit kompanisë së ndërtimit “Eurocol”, ndërsa në këmbim Balluku dyshohet se përfitoi vilën në Dhërmi.

Për këtë episod, ndaj ish-zv.kryeministres është shtuar akuza e korrupsionit, ndërsa për pastrim parash, përveç Igli Tares, po hetohet edhe biznesmeni Pandeli Carapuli, i cili dyshohet se është personi që ka dhënë vilën si ryshfet.

Për të fshehur lidhjen e Ballukut me pronën, sipas prokurorëve, është përdorur një skemë ku përfshihen Igli Tare dhe Joana Bushi, në atë kohë vartëse e Ballukut në “Albcontrol” dhe shefe e kabinetit të saj.

SPAK pretendon se Tare u bë pronar fiktiv i vilës përmes një kontrate të lidhur më 5 dhjetor 2018. Më pas, prona rezulton se i është dhënë me qira Joana Bushit, ndërsa sipas hetimit, personi që e përdorte faktikisht vilën ishte Belinda Balluku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion