Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, zjarrfikësit presin llamarinat për të nxjerrë pastorin e huaj

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal,

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Çukas, pranë Urës së Kuçit, në aksin Lushnje-Berat. Një automjet tip "Dacia" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht ishte pa ujë.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit, dyert janë bllokuar duke mbetur i bllokuar brenda drejtuesi, shtetasi i huaj Smarsuel Gurezi, 32 vjeç, me profesion pastor.

Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë prerë llamarinat e makinës për të bërë të mundur nxjerrjen e 32-vjeçarit.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se shkak për daljen e mjetit nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara ose një manovër e gabuar parakalimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion