Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga në SPAK

Aktualitet

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga në SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Nuk dihen ende arsyet pse ish-ligjvënësi socialist është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.


Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihet momenti kur Armando Prenga futet brenda ambienteve të SPAK.

Dorëzimi i mandatit

Kujtojmë që ish-deputeti i Qarkut të Lezhës dorëzoi mandatin më 27 shkurt 2017 dorëzoi mandatin, me anë të një letre dërguar kreut të atëhershëm të Kuvendit Ilir Meta, ku sqaronte edhe arsyet e dorëheqjes.

Prenga shkruante se e mori vendimin për qetësinë e tij dhe të familjes, duke i konsideruar shpifje dhe të padrejta deklaratat e opozitës për të.


Prokuroria kishte kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Armando Prengës më 15 shkurt 2017, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat për plotësimin e të dhënave, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.

 

Armando Prenga rezulton se kishte ndryshuar emrin kohë më parë, pasi fillimisht quhej Mondi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion