Ish- ambasadori: Non- grata në SHBA, zyrtari shqiptar udhëtoi në Amerikë dhe u ul pranë motrës së Bush

Aktualitet

Ish- ambasadori: Non- grata në SHBA, zyrtari shqiptar udhëtoi në

Nuk ka munguar komenti i ish-ambasadori Agim Nesho, për shpalljen e Berishës non- grata në SHBA. Në një intervistë televizive ai tregoi sesi një zyrtar i lartë i qeverisë “Nano” kishte shkuar në SHBA pavarësisht se ishte shpallur person non grata. Nesho në fjalën e tij tha se zyrtari i lartë kishte marrë pjesë në aktivitete të partisë Republikane në SHBA dhe ishte ulur pranë motrës së ish-presidentit të SHBA, Bush.

“Para disa kohësh një zyrtari të lartë i shtetit shqiptar nuk i jepej viza për të shkuar në SHBA. Më thirri Nano, ose shkarkohet PS se ky nuk vete se i kanë prerë vizën… nuk ka rëndësi emri, ishte në në një rang të lartë. Shkoi ambasadori i SHBA duke ti thënë Nanos se unë nuk ia jap vizën këtij njeriu. Unë personalisht kam takur Bob Dole dhe e di çfarë ndodhi, ky personi non grata në këtë moment u ul në rreshtin e parë në karrigen tre ngjitur me motrën e ish-presidentit të SHBA Bush”, tha Nesho.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion