Aksident në Durrës, përplasen tre makina! Një prej automjeteve shpërthen në flakë

Aktualitet

Aksident në Durrës, përplasen tre makina! Një prej

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas - Durrës, në Maminas, ku janë përplasur tre automjete, një tip "Benz" , "Renault" dhe “Volksvagen”. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Volksvagen” ka shpërthyer në flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion