Investimet e huaja direkte arrijnë 1,64 miliardë euro në 2025, pasuritë e paluajtshme motor i rritjes

Aktualitet

Investimet e huaja direkte arrijnë 1,64 miliardë euro në 2025,

Investimet e huaja direkte vazhduan të rriten për të pesti vit radhazi, duke arritur një nivel historik prej 1.64 miliardë eurosh në 2025-ën.

Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte shënuan rritje prej 3,5%, krahasuar me vitin 2024.

Banka e Shqipërisë nënvizon se rritjen vjetore e kanë mbështetur kryesisht investimet e reja.

Këto të fundit arritën vlerën e 798 milionë eurove, në rritje me 13,5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa fitimet e riinvestuara u vlerësuan 837 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se fitimet e riinvestuara mbeten pjesa më e madhe e strukturës së investimeve të huaja, duke përbërë mbi 51% të totalit vjetor.

Vetëm gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 flukset hyrëse të investimeve u vlerësuan 427 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja ishin kryesisht të përqendruara në pasuri të paluajtshme, që përbënin 37% të totalit, ndërsa sektorët e ndërmjetësimit financiar, energjetikës dhe hidrokarbureve kontribuan me 17%, 9% dhe 6% respektivisht, ndërsa komunikacioni përbënte 5% të flukseve hyrëse./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion