Inskenoi rrëmbimin për t’i marrë lekë babait, lihet në burg 28-vjeçari! Çfarë deklaroi në gjykatë

Aktualitet

Inskenoi rrëmbimin për t’i marrë lekë babait, lihet

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg për 28-vjeçarin Lubjan Camema nga Kavaja, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Benard Kapiti nga Durrësi u caktua masa arrest në shtëpi.

Të dy të akuzuarit për mashtrim në bashkëpunim, për inskenim rrëmbimi, pretenduan se nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Camema e ka kontaktuar tek muzeumi Kapitin dhe i ka kërkuar që të takojë të atin për t’i marrë një sasi lekesh, 200 euro, që i kishte borxh dhe nuk shkonte dot vetë për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, nën efektin e lëndëve narkotike.

Camema që u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nuk u shfaq i penduar para gjykatës pasi, gjithkush, sipas tij, mund t’i kërkoje familjarit një shumë të tillë në rast nevoje.

Për të verifikuar pretendimin e dy të akuzuarve për mosnjohje të mëparshme me njëri-tjetrin do të kërkohen tabulatet e telefonave të tyre.

Ata kërkuan masa më të buta nga gjykata pasi janë prindër të fëmijëve të mitur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion