I shpallur në kërkim në Spanjë për mashtrim! 37-vjeçarin në Tiranë e ‘tradhton’ celulari

Aktualitet

I shpallur në kërkim në Spanjë për mashtrim!

Një 37-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me pasoja të rënda, u kap në Tiranë gjatë një kontrolli të zakonshëm nga Policia Rrugore. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, ndërsa ndaj tij Gjykata e Seu de Urgell kishte vendosur masën “Arrest në burg”.

Në vijim, Policia e Tiranës njoftoi se procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës po vijojnë në bashkëpunim me Interpol Madridin.

NJOFTIMI:

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesëtari i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda.

Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion