Ilir Beqaj i fron gjykatës 5 milione lekë garanci për tu liruar nga burgu

Aktualitet

Ilir Beqaj i fron gjykatës 5 milione lekë garanci për tu liruar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në seancën që po zhvillohet në GJKKO që prej orës 12:30, ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sot pritet të bëhet vlerësimi i masës për të dhe të akuzuarit e tjerë.

Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK.

Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar fashikujt e prokurores së çështjes Elida Kackini, dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion