Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia hetime në një pistë të re

Aktualitet

Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja

Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale.

Behët fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë  e personave që mund të kenë dijeni për  krimin.

Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit të mundshëm duke u larguar nga pista dyshuese e krimit në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). 

Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, mesohet se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion