I zunë pritë dhe e nxorën me forcë nga ‘Benzi’, dhunohet me shkopa bejsbolli 39-vjeçari në Sarandë
Lajmifundit
/
5 July 2021, 14:51
Aktualitet

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës.
Tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkopa bejsbolli.
I plagosuri, mësohet se është një 39-vjeçar, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore si dhe zbulimin e motiveve të ngjarjes në fjalë.


