I zhdukur prej ditësh, gjendet i varur në Shijak 35-vjeçari

Aktualitet

I zhdukur prej ditësh, gjendet i varur në Shijak 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i varur në Pjezë të Shijakut. Sipas bluve, I riu i cili kishte humbur kontaktet prej ditësh me familjen e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Durrës/Informacion paraprak/ Më datë 27.11.2024, rreth orës 19:00, në fshatin Pjezë Shijak, në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion