Aksident i rëndë në autostradën Pejë-Prishtinë, vdes i plagosuri në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Pejë-Prishtinë,

Një grua ka vdekur sot pasi është goditur nga një makinë, në fshatin Drenoc të Klinës, derisa ishte duke e kaluar rrugën bashkë më bashkëshortin e saj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10, shkruajnë mediet e Kosovës.

“Sot rreth orës 17:10 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Drenoc të Klinës ka ndodhur një aksident dhe si shkak i aksidentit një këmbësore është goditur nga një veturë. Të lënduarën e kanë dërguar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Pejës, por ka ndërruar jetë si shkak i lëndimeve të marra”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion