I vuri flakën mbeturinave në Zvërnec të Vlorës, nën hetim autori 71-vjeçar

Aktualitet

I vuri flakën mbeturinave në Zvërnec të Vlorës,

VLORA
Një 71-vjeçar është nën hetim si zjarrvënës në Zvërnec të Vlorës. Policia informon se P.B, kishte si qëllim të digjte disa mbeturina.

Më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur bimësi të ndryshme në fshat.

Ai tashmë akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit P. B, 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë zjarri, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ndryshme në fshatin Zvërnec.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion