I vendosi tritolin një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

I vendosi tritolin një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja

Ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari i akuzuar për shpërthimin me eksploziv në Bulqizë.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madrid ka finalizuar ekstradimin nga Spanja drejt Shqipëria të shtetasit Robert Isaku, 48 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Sipas hetimeve, më 29 qershor 2018, në Bulqizë, 48-vjeçari dyshohet se shpërtheu me eksploziv një automjet tip “Audi” në një lavazh, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion