Protesta e PD-së bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të mazhorancës: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Aktualitet

Protesta e PD-së bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka dërguar mbrëmjen e sotme një mesazh deputetëve të mazhorancës.

Në mesazhin e shpërndarë, Balla i njofton deputetët që nesër të paraqiten më herët në Kuvend, pasi do të zhvillohet një mbledhje e grupit parlamentar.

“Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër,” thuhet në mesazhin e Ballës.

Ditën e nesërme në Kuvend pritet të shqyrtohet në rendin e ditës çështja e imunitetit të ish-zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion