I vendosën bombol gazi në bagazh, shpërthen në flakë makina në Korçë!

Aktualitet

I vendosën bombol gazi në bagazh, shpërthen në flakë

Një mjet i parkuar në një lagje në afërsi të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Sipas policisë, mjeti ka qënë I parkuar në një hapësirë të pallateve të kësaj lagje kur krejt papritur është përfshirë nga flakët madje banorët bëjnë me dije se është dëgjuar një shpërthim i fortë duke shkaktuar panik tek banorët e katit të parë të një pallati. Vetëm ndërhyrja e shërbimit zjarrfikes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por dëmet janë të konsiderueshm.

Ekspertët e shërbimit zjarrfikes thane se shpërthimi i zjarrit ka ardhur nga një defekt elektrik i mjetit. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke punuar në një apartament shumë pranë vendit të parkimit të automjetit të përfshirë nga flakët.

Fillimisht policia nisur nga shpërthimi i fortë ka patur dyshime se mund të ketë ardhur nga ndonjë lëndë plasëse por, ekspertët kanë dalë në përfundimin se shpërthimi ka qenë i bombules se gazit vendosur në bagazhin e mjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion