I shpallur në kërkim nga Belgjika, kapet në Rinas 35-vjeçari shqiptar

Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Belgjika, kapet në Rinas

Pas verifikimeve të hollësishme për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë, autoritet kanë bërë të mundur ndalimin e një 35-vjeçari në Rinas.

Policia bën me dije në dalje të Rinasit shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasin me iniciale D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion