Armë dhe municion në shtëpi, në pranga 51-vjeçari në Dimal

Aktualitet

Armë dhe municion në shtëpi, në pranga 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar në fshatin Drenovicë, Dimal për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një armë zjarri automatik, dy krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

“Dimal/Në zbatim të masave të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.

Policia kapi në flagrancë dhe vuri në pranga 51-vjeçarin që mbante në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal dhe shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion