I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Qafë- Thanë 39-vjeçari shqiptar, do ekstradohet në Brazil (Emri)

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë,

Është arrestuar në Qafë- Thanë, 39-vjeçari Faton Vinça, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve. Mësohet se i riu kërkohet nga Brazili, dhe pritet të ekstradohet drejt shtetit amerikano-jugor. 

"Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut. Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec", thuhet në njoftimin e policisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Brazilit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion