Çfarë po ndodh në Vlorë? Mbi 100 policë kontrolle në qelitë e të burgosurve
Lajmifundit
/
11 July 2021, 12:24
Aktualitet

Ditën e sotme, mbi 100 efektivë policie nga Tiranë kanë zhvilluar një operacion blic në paraburgimin e Vlorës. Mësohet se për më shumë se një orë, janë zhvilluar kontrolle në qelitë e të burgosurve. Ende nuk ka një informacion lidhur me arsyen e këtij veprimi.
Por, disa burime jo zyrtare kanë treguar se policia po kontrollon për sende të jashtëligjshme.


