Humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor në aksin Elbasan-Cërrik, zbulohet shkaku, dalin detajet e para

Aktualitet

Humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor në aksin
Aksident me vdekje pas mesnate në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

​Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, shtetasi me iniciale M.K., 31 vjeç, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit.

Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjetit në momentet kritike, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

​Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordyrat mbrojtëse anësorë të rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda. Fatkeqësisht, goditja ka qenë fatale dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje, duke e bërë të pamundur çdo ndërhyrje nga ana e ekipeve të urgjencës mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion