I shpallur në kërkim, kapet 31-vjeçari shqiptar në Itali. I riu i dënuar për prostitucion

Aktualitet

I shpallur në kërkim, kapet 31-vjeçari shqiptar në Itali.

Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë të mërkurë.

I riu, me banim në Romë ishte një emër mjaft i njohur për policinë, pasi ishte dënuar me  2 vjet e 6 muaj burgim për krimet e shfrytëzimit dhe lehtësimit të prostitucionit, të kryera që në muajin mars.

Sipas medieve të huaja, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor kompetent, 31-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion