Anëtarësimi në BE do rrisë të ardhurat/ FMN: Në një dekadë të ardhurat për frymë parashikohet të rriten me 35%

Aktualitet

Anëtarësimi në BE do rrisë të ardhurat/ FMN: Në

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të ndikojë direkt në xhepat e qytetarëve duke rritur të ardhurat. Vlerësimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport ku vlerësohet avancimi i negociatave me BE dhe përfitimet që pritet të ketë ekonomia shqiptare.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar  anëtarësimi në BE mund të ndihmojë në rritjen e PBB-së për frymë në Ballkanin Perëndimor deri në 35% brenda një dekade.

Përfitimet parashikohen të vijnë në disa drejtime si qasja në një treg të vetëm, të përmirësim i financimeve, transferimet e teknologjisë, por përfitimet e qëndrueshme lidhen edhe me  një qeverisje më e fortë, duke përfshirë sundimin e ligjit, cilësinë rregullatore dhe masat kundër korrupsionit.

Shqipëria është ndër vendet më të avancuara të rajonit në procesin e negociatave. Sipas FMN-së, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë hapur të 33 kapitujt e negociatave, ndërsa Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 16 prej tyre.

Shtimi i përfitimeve ekonomike dhe fnanciare sipas FMN do të kërkojë reforma të qëndrueshme dhe përdorim efektiv të fondeve të BE-së, ndërsas blloku ka ndarë 6 miliardë euro për reformat dhe programin e rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Aktualisht të ardhurat për frymë të shqiptarëve  parashikohen   mbi 1 mijë eurove në muaj. Qeveria ka miratuar kuadrin makroekonomik dhe fiskal për vitet 2027-2029 ku  janë hartuar projeksionet për ekonominë shqiptare në 4 vitet e ardhshme. Gjatë këtij viti parashikohet që të ardhurat për një indiv përgjatë një viti të tejkalojnë vlerën e 12 mijë eurove duke arritur në 14.4 mijë euro në vitin 2029.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion