I riu dhunon dhe bën për spital nënën e tij, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

I riu dhunon dhe bën për spital nënën e tij, arrestohet

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Në pranga ka rënë Samuele Hamzallari, banues në Vlorë. Ndërsa nëna e tij është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT