Adoleshentja rrëmbehet dhe përdhunohet në grup nga 3 persona, si e mashtruan (EMRAT)

Aktualitet

Adoleshentja rrëmbehet dhe përdhunohet në grup nga 3 persona, si

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një adoleshentë raportohet se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga 3 persona.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Canterbury, ku një nga autorët e mori vajzën në makinë pasi e gjeti duke qëndruar vetëm jashtë një dyqani. Ai e bindi duke i thënë se do i ofronte një cigare, pro më pas e dërgoi në banesën e tij ku e drogoi duke i dhënë kanabis. Pas kësaj, vajza u përdhunua nga 3 persona, Ivan Turtak, Kevin Horvath dhe Ernest Gunar.

Raportohet se ata e kërcënuan se do e vrisnin nëse ajo tentonte të largohej apo të bërtiste për ndihmë. Vajza u gjet pas disa orësh kërkime nga policia, e veshur me rroba të tjera, që nuk ishin të sajat.

Ajo fillimisht nuk ka treguar për ngjarjen duke dhënë versione të ndryshme për zhdukjen e saj para prindërve, psikologurt dhe policisë. Por kur analizat mjekoligjore zbuluan se ajo kishte konsumuar lëndë narkotike dhe ishte përdhunuar, ajo tregoi gjithçka.

Kur policia arrestoi 3 autorët, në telefonin e tyre gjeti disa foto të vajzës, e cila shfaqej e zhveshur dhe e shtrirë në vaskë. Sipas raportimeve, autorët e kanë kaluar tek njëri-tjetri sikur të shite objekt për të përmbushur fantazitë e tyre seksuale, ndërsa vajza është përdhunuar dhe i është nënshtruar akteve të tjera seksuale.

 

 

ME TE LEXUARAT