I premtoi Australinë dhe e la në Indonezi shqiptarin e zhdukur, kush është Luan Bundo që u ekstradua nga Spanja

Aktualitet

I premtoi Australinë dhe e la në Indonezi shqiptarin e zhdukur, kush

Ditën e sotme Interpol Tirana njoftoi se ka ekstraduar nga Spanja Luan Bundo, 64 vjeç, akuzuar për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Shtetasi në fjalë para disa kohësh i premtoi Mensur Prençi, 32 vjeç se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës prej 13 mijë eurosh. Por e gjitha ishte në gënjeshtër.

Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

ME TE LEXUARAT