Ish- ushtarë kolumbianë dhe amerikanë, identifikohen autorët e vrasjes së Jovenel Moise

Policia e Haitit ka identifikuar vrasësit e presidentit Jovenel Moise. Mësohet se autorët janë ish- ushtarë profesionistë të Kolumbisë dhe 2 amerikanë, të cilët nuk mjaftuan vetëm me presidentin, duke qëlluar edhe bashkëshorten e tij, që është në gjendje kritike në spital.
Mediat vendase shkruajnë se 8 nga autorët e dyshuar janë në kërkim, 17 të tjerë janë në pranga. Policia ka publikuar në media fotot e autorëve, pasaportat e tyre kolumbiane si edhe prova të tjera që konfirmojnë se janë autorë të këtij sulmi.

Një konfirmim ka ardhur edhe nga qeveria kolumbiane, e cila në një deklaratë për mediat ka pranuar se të paktën 6 prej tyre kanë qenë pjesë e ushtrisë së tyre, si edhe shprehën gatishmëri që do të ndihmojnë Haitin në hetimet . Nga ana tjetër, Departamenti i shtetit në SHBA, nuk kanë konfirmuar se një nga shtetasit e saj ishin arrrestuar. Ajo çfarë është ende e paqartë janë motivet dhe ai që ka urdhëruar e organizuar këtë ekzekutim


