Atentati në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati, shkon në 3 numri i viktimave

Aktualitet

Atentati në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati, shkon

Atentati në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati në spital. Bushati është viktima e tretë në masakren e kësaj pasditeje.

Policia ka shoqëruar 4 persona. Sonte, RENEA ka kryer kontrolle  kryesisht nga zona e Bajrave.

Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet Land Rover, të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentatin e kësaj të mërkure.


Makina u gjet e djegur 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa brenda saj policia zbuloi armë zjarri."

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacioneve të dhëna më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, si pasojë e plagëve të marra edhe shtetasi A.B., 32 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion