Tërmeti në Fier, Mbrojtja Civile jep detaje: Po monitorojmë situatën!

Aktualitet
Tërmeti në Fier, Mbrojtja Civile jep detaje: Po monitorojmë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e ndodhur pak më parë në Fier.


Postimi:

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.
Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

 

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion