Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur

Aktualitet

Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet

Është arritur të identifikohet një nga dy personat që ndodhej në kafe më Irakli Davella dhe Edi Lulo alias Etmond Hysa ditën e djeshme para atentatit.

Bëhet fjalë për personin i cili ishte prezent në momentin e të shtënave dhe që është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.

Siç konfirmojnë burimet më të fundit, bëhet fjalë për një person me precedentë penalë në Greqi, i përfshirë në çështje gjobëvënie dhe vjedhje.

Ka dyshime se personi mund të jetë plagosur lehtë gjatë ngjarjes. Policia greke ka nisur kërkimet për të me qëllim që t’i marrë dëshminë. Kërkime njëkohësisht po bëhen edhe për mjetin tip “Polo” që dyshohet se është përdorur nga autorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion