Atentati mafioz në Greqi, zbulohet identiteti që përdorte shqiptari. 46-vjeçari pronar biznesi në Durrës

Aktualitet

Atentati mafioz në Greqi, zbulohet identiteti që përdorte

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë mesditën e të dielës, pasi dy shqiptarëve iu është bërë atentat jashtë një lokali. Si pasojë Irakli Davella ka humbur jetën dhe Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima është qëlluar me plumb në kokë. Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë.

Policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Gjithashtu ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai qëndronte mes Dubait dhe Greqisë. Lulo rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion