Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë në protestë: Bojkot gjyqeve për tri ditë

Aktualitet

Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë në protestë:

Tirane - Dhoma Kombëtare e Avokatise ka vendosur bojkotimin e seancave gjyqësore për tri ditë, në shenjë proteste për sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mengjesi i cili ndodhet në koma si pasojë e sulmit fizik ndaj tij të ndodhur pak ditë më parë në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Maks Haxhia, tha se segmente të politikës, por edhe trajtimi i diferencuar i gjyqtarëve e prokurorëve në trajtimin e cështjeve, ashtu edhe institucionet drejtuese të gjyqësorit, janë indiferente dhe shkaktare të kësaj situate, citon lajmifundit.al.

Avokatët theksuan se edhe misioni i BE në Tiranë, duhej të ishte mbështetës ndaj profesionit të avokatëve në Shqipëri.

Maks Haxhia vlerësoi punën e policisë dhe mjekëve me avokatin Sokol Mengjesi dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion