Zbardhen të tjera përgjime, si polici kufitar në Rinas mori ryshfet për të kaluar të riun me expuls nga Franca

Aktualitet

Zbardhen të tjera përgjime, si polici kufitar në Rinas mori

Episode te tjera zbardhen nga dosja me përgjimet e skemës se policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosje, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.

Në dosje është zbardhur një bisedë mes tyre, ku Eneo i kërkon policit kufitar të kalojë një person që ka marrë ekspuls nga Franca, që e këshillon të kalojë nga Stambolli si ‘vizitë mjekësore’.

“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Si je vëlla

Briken: Mire vëlla

Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest

Briken: Mi nis

Eneo:  I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh  dhe L.B

Briken: I ke ta taku apo do i len atje

Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?

Briken: Jo. Jam pushim sot

Eneo:  Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke

Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty

Eneo:  Po po. Ky L.B do i lej aty

Briken: Ok ten r 7 thu

Eneo: Ok vlla

Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend

Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti

Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej

Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet

Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka

Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim

Eneo:  Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki

Briken: V* jena ngaterru Pz

Eneo: Ska gje vlla po i them

Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon

Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani

Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune

Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi

Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet

Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli

Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka”-thuhet në dosje./tch

ME TE LEXUARAT